Botë
Berisha nga Spanja, akuza Ramës për narko shtet, Rama: Pse non grata pagoi 6 milionë dollarë?
29.04.2025 18:23
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në Kongresin...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, që po mbahet në Spanjë.
Gjatë fjalimit të tij në Kongres, megjithatë Berisha lëshoi akuza ndaj rivalit të tij politik në Shqipëri, Edi Rama, duke e akuzuar për narko shtet dhe vendosjen nën kontroll të të gjitha pushteteve. Edhe Rama nuk ka qëndruar duarkryq.
Ai ka ironizuar me Berishën për kontratën 6 milionë dollarëshe me kompaninë amerikane, duke pretenduar se ato para janë dhënë për heqjen e Berishës nga lista e zezë amerikane.
