Maqedoni

Koalicioni "VLEN" zyrtarisht si një subjekt i vetëm politik

29.04.2025 21:17

Koalicioni "VLEN" do të veprojë zyrtarisht si një subjekt i vetëm politik...

Koalicioni "VLEN" do të veprojë zyrtarisht si një subjekt i vetëm politik. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët, ndërsa kryetari dhe organet e tjera udhëheqëse do të konstituohen në mbledhjet e ardhshme.
 
"Krysia e VLEN-it është organi i parë i përbashkët i VLEN-it. Që tani e tutje, VLEN paralajmëron moratorium të aktiviteteve politike publike të partive që e përbëjnë dhe që tani e tutje, gjithçka do të jetë nën emrin dhe logon e VLEN. Në takimet e ardhshme, VLEN do t'i konstituojë edhe organet e tjera udhëheqëse, siç janë shtabet qendrore dhe lokale zgjedhore", theksoi Kasami.