Maqedoni

LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme

30.04.2025 09:21

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.