Maqedoni
BDI: Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin përbën drejtësi selektive dhe hakmarrje politike
30.04.2025 11:31
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vazhdimit të paraburgimit për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi....

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vazhdimit të paraburgimit për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas BDI-së, kjo përbën drejtësi selektive dhe hakmarrje politike.
“Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin, Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë, ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët e komunave të Koçanit ndodhen ende të lirë, përbën një shprehje të pastër të drejtësisë selektive dhe hakmarrjes politike. Kjo nuk është thjesht një shkelje e standardeve ligjore, por një diskriminim i hapur politik dhe partiak, që përbën cenim flagrant të parimeve themelore të një shteti të së drejtës. Për më tepër, edhe pse dëshmitarët dhe prindërit e viktimave kanë identifikuar qartë fajtorët dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Brendshme, vetëm ish-ministri Bekteshi mbahet ende i izoluar si mbulesë për të garantuar lirinë e fajtorëve të vërtetë.”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Sipas partisë së Ahmetit, prokuroria dhe pushteti aktual po shkelin në mënyrë brutale çdo parim ligjor.
