Botë

Trampi feston 100 ditë në detyrë, nuk keni parë asgjë akoma

30.04.2025 11:50

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka festuar 100-ditëshin e mandatit të tij të dytë në detyrë...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka festuar 100-ditëshin e mandatit të tij të dytë në detyrë, me një fjalim të stilit të fushatës, duke mbrojtur arritjet e tij dhe duke kritikuar armiqtë politikë.
 
Duke përshëndetur atë që ai e quajti një “revolucion të sensit të përbashkët.”, ai ka thënë para një turme të madhe mbështetësish në Miçigan se po përdor presidencën e tij për të ofruar “ndryshim të thellë”.
 
Republikani është tallur me paraardhësin e tij demokrat, Xho Bajden, ndërkohë që ka hedhur poshtë sondazhet që tregojnë rënien e popullaritetit të tij. Ai ka përmendur një rënie dramatike të numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht në ShBA në 100 ditë qeverisjeje të tij.
 
“Ne sapo kemi filluar, ju nuk keni parë asgjë akoma.”, i ka thënë Trampi turmës të martën në një periferi të Detroitit. Në tubimin e tij, Trumpi ka thënë gjithashtu se sondazhet e opinionit që tregojnë se popullariteti i tij kishte rënë ishin “të rreme”.