Botë

Sulmet kundër grupit Huthi në Jemen, Britania i bashkohet ShBA-së

30.04.2025 12:12

Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka kryer sulme ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka kryer sulme ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër grupit militant Huthi të përkrahur nga Irani në Jemen. Kjo përbën përfshirjen e parë britanike me fushatën intensive të ShBA-së kundër grupit militant, ka raportuar “The Gardian”.
 
“Ky veprim është marrë si përgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm nga Huthit për lirinë e navigimit.”, ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes, Xhon Healej.
 
Huthit kanë raportuar për disa sulme rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, të cilin grupi e kontrollon që nga viti 2014 si dhe sulme të tjera rreth qytetit të Sadas. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Bashkuar i ka përshkruar caqet e goditura si “grumbull ndërtesash”, që përdoreshin nga Huthit për të prodhuar drona që përdoreshin për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, që ndodhet afër 25 km në jug të Sanas.