Ekonomi

Çmimet e produkteve, sot përfundon masa për kufizimin e marzhave

30.04.2025 13:33

Masa për të kufizuar çmimet dhe marzhat e vendosura nga Qeveria skadon sot....

Masa për të kufizuar çmimet dhe marzhat e vendosura nga Qeveria skadon sot. Ministria e Ekonomisë dhe Punës thotë se së pari do të shohin rezultatet përfundimtare të masës dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëjnë më tej. Derisa nga ministria gjegjëse thonë se masat kanë dhënë rezultate, Lidhja Socialdemokrate i ka vlerësuar si truke marketingu dhe lëvizje të përkohshme që nuk kishin efekt real.
 
“Qytetarët sot jetojnë më keq se në çdo kohë në dekadën e fundit. Maqedonia e Veriut ka pagat më të ulëta në rajon, ndërsa në të njëjtën kohë paguan disa nga çmimet më të larta. Qeveria nuk ka strategji, nuk ka vizion, nuk ka plan. Në vend të politikave substanciale, po shohim deklarata deklarative dhe akuza kundër opozitës.”, thonë nga LSDM.
 
Por, nga VMRO-DPMNE thonë se po punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe dinjitet në interes të qytetarëve.
 
“VMRO-DPMNE mori përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr Qeverinë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe të lënë nga udhëheqja e mëparshme qeveritare. LSD-ja la shkatërrim në vend në çdo fushë. Pasoi një punë intensive dhe e mundimshme, rënia e lirë e ekonomisë u ndalua dhe duke përdorur të gjitha burimet e disponueshme, filloi ringjallja e saj, pagat dhe pensionet u rritën.”, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
Qëndrimi i autoriteteve është se nëse çmimet rriten përsëri, do të pasojnë masa të reja. Përllogaritja e fundit nga Sindikatat për Shportën Minimale Sindikale tregon se vlera e shpenzimeve të jetesës për muajin prill, krahasuar me marsin, është rritur 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU