Maqedoni
Lidhja e Sindikatave: Më 1 maj, protesta për rritje pagash
30.04.2025 14:07
Me kërkesën për rritjen e rrogës minimale në 500 euro, Lidhja e Sindikatave do të organizojë protesta në ditën e punëtorëve, më 1 maj....

Me kërkesën për rritjen e rrogës minimale në 500 euro, Lidhja e Sindikatave do të organizojë protesta në ditën e punëtorëve, më 1 maj. Pjesë e kërkesës së sindikatave po ashtu është rritja e të gjitha rrogave për 100 euro, respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e rrogave në përputhje me marrëveshjet kolektive.
“Luftëtarët për të drejtat e punëtorëve, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe të gjithë përkrahësit e luftës, punëtorët, dalin në rrugë pikërisht në ora 11:00 nga “shtëpia e punëtorëve”, prej ku do të dërgojmë porosi edhe para Kuvendit, Oda Ekonomike dhe Qeveria. Kërkesat tona nuk janë prej sot, nuk kanë filluar prej dje dhe nuk do të përfundojnë nesër. Protesta është mënyrë që nga 1 maji të shprehim pakënaqësi me nivelin e rrogave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, e të mos flasim më gjerë.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Konfederata e Sindikatave të Lira: S’ka nevojë për protesta, dialogu social në nivel
Trendafilov njiherit theksoi se sindikatat në vend kanë shumë arsye për të protestuar, e jo për të festuar në ditën e punëtorëve, më 1 maj. Por, kështu nuk mendojnë nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë nga e cila thonë se nuk e shohin të arsyeshme të protestojnë, pasi në vend ka dialog të mirë social.
“Këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar i kemi ftuar të gjitha grupet parlamentare, që ta japin mendimin e tyre në pjesën e programeve të premtojnë para nesh. Edhe këtë vit dëshirojmë që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim problemet. Gjithmonë zgjidhja e problemeve në fund vjen në tavolinë nëpërmjet dialogut social. Tani themi se kemi dialog të mirë social, prandaj kështu e shënojmë 1 Majin.”, - theksoi kryetari i Sindikatave të Lira të Maqedonisë, Blagoja Ralpovski.
Sipas Ralpovskit, në bisedimet me Qeverinë është shprehur gatishmëri për rritjen e pagave pas 1 majit.
ABIBE QAILI
