Botë

Jemen: Vritet një komandant i Al Kaidës

12.05.2015 14:05

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se një komandant krahinor i Al Kaidës është në mesin e katër militantëve të vrarë në një sulm...

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se një komandant krahinor i Al Kaidës është në mesin e katër militantëve të vrarë në një sulm që besohet se është kryer nga amerikanët me aeroplan pa ekuipazh në qytetin jemenas, Mukalla i cili mbahet nën kontroll nga militantët. 
 
Sulmi i 11 majit para pallatit presidencial në qytetin juglindor bregdetar, kryeqyteti i krahinës së Hadramaut, e ka vrarë edhe Maamoun haatem, i cili i udhëhiqte forcat e Al Kaidës.
 
Në mesin e të vrarëve të tjerë është edhe Muhammad Saleh al-Ghorabi, një pjesëtar i Al Kaidës i cili kërkohej si planifikues i shumë sulmeve ndaj bankave në Hadramau. 
 
Al Kaida e ka shfrytëzuar konfliktin e armatosur në mes të grupit militant shiit, Huthi që e ka përkrahjen e Iranit me koalicionit e shteteve arabe sunite për të konsoliduar kontrollin mbi Hadramaut. 
 
Shtetet e Bashkuara janë duke kryer sulme të vazhdueshme me aeroplanë pa ekuipazh kundër degës së Al Kaidës në Jemen, të cilën e konsideron si më të rrezikshmin.