Maqedoni
Vizita e Ahmetit në Kosovë, reagon VLEN-i
30.04.2025 15:15
Për vizitën e djeshme në Kosovë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti...

Për vizitën e djeshme në Kosovë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti, e ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë reaguar nga koalicioni VLEN.
“Nga koalicioni VLEN i bëjnë thirrje BDI-së të ndalojë ekskursionet dhe të fillojë me reformat brenda partiake. I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskursione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirëfilltë të brendshme. E vetmja parti politike, e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish-ministër i Jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime të tilla për vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka shfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit, vetëm sepse tani është në opozitë.”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
