Rajon
Kuvendi i Kosovës, të enjten, vazhdimi i nëntë i seancës konstituive
30.04.2025 15:33
Në ditën e punëtorëve, më 1 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë vazhdimin e nëntë të seancës konstituive...

Në ditën e punëtorëve, më 1 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë vazhdimin e nëntë të seancës konstituive, që duhet të përmbyllet me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Deri më tani kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjashtë herë ka dështuar të marrë votat e nevojshme. Por, nga Vetëvendosje insistojnë që Haxhiu të zgjidhet në këtë post, pasi thonë se kjo e drejtë i takon partisë së parë. I pyetur se a pritet që në mbledhjen e 1 majit të zgjidhet bllokada me zgjedhjen e institucioneve të reja, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me përgjigje të shkurtër.
“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria.”, - tha kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
PDK, LDK dhe AAK deri më tani kanë votuar kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares, duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që ta ndërrojë kandidaten. Ndërsa tre deputetët e Nismës kanë votuar të përmbajtur. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vazhdimin e nëntë të seancës e ka caktuar për të enjten në orën 10:00. Caktimi i vazhdimit të kësaj seance në ditën e punëtorëve nuk ka për qëllim për të dëshmuar entuziazmin për punë të deputetëve, por për të plotësuar obligimin kushtetues që vazhdimi i seancës konstituive të thirret brenda 48 orësh, pas çdo përpjekje të dështuar.
GYLTENE SINANI
