Maqedoni

Maqedonia në Procesin e Berlinit, Grupi Parlamentar Ndërpartiak monitoron zbatimin e angazhimeve

30.04.2025 16:06

Është themeluar Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të monitoruar reformat e Procesit të Berlinit...

Është themeluar Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të monitoruar reformat e Procesit të Berlinit dhe agjendën e reformave, që duhet të përdorë paratë nga Plani i Rritjes Ekonomike. Kjo pritet të forcojë rolin mbikëqyrës të Parlamentit për hapat e procesit të anëtarësimit në BE.
 
“Qëllimet dhe aktivitetet e këtij Grupi Parlamentar Ndërpartiak janë që të përcillet niveli i realizimit të detyrimeve që lidhen me tregun e përbashkët rajonal, të zhvillojë seanca dëgjimore mbikëqyrëse publike me përfaqësues të degës ekzekutive. Ndërsa në lidhje me projektet që janë pjesë e qëllimeve të procesit të Berlinit, të ketë përfaqësim në Kuvendin ndërkombëtar dhe rajonal për nisma dhe ngjarje të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit dhe aktivitetet të tjera, që lidhen me Planin e Zhvillimit të Komisionit Evropian.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Politike të Jashtme, Antonio Milloshovski.
 
Sipas politologut, Marko Troshanovski, pavarësisht aktivitetit të shtuar të Ministrisë së Brendshme, nuk ka finalizim të procedurave, për shkak të ngecjes së reformave në sistemin gjyqësor dhe në prokurorinë publike. Ai thotë se reformat duhet të përshpejtohen. 
 
“Pjesa dërrmuese e reformave që janë në gjyqësor dhe prokurorinë publike këtu ka ngecje. Siç e dini, kemi aktivitet të shtuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, megjithatë përfundim të çështjes me korrupsion të lartë akoma nuk kemi, por kemi arratisur siç e dini mirë.”, - theksoi politologu, Marko Troshanovski. 
 
Zbatimi i reformave kërkon personel të kualifikuar, i cili aktualisht është i pamjaftueshëm. Nevojitet motivim dhe tërheqje e fuqisë punëtore të re të kualifikuar, thotë Troshanovski. Agjenda reformuese 2024–2027 për një zhvillim ekonomik më të madh parashikon një paketë masash me hapa konkretë, përfshirë reforma në administratën publike, menaxhimin e financave publike, tranzicionin digjital dhe energjetik, si dhe sundimin e ligjit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU