Maqedoni
Kushtetuesja shfuqizoi vendimin per medresenë, BFI me reagim ndaj vendimit të gjykatës
30.04.2025 18:05
Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të shfuqizojë vendimin e Qeverisë...

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të shfuqizojë vendimin e Qeverisë paraprake të udhëhequr nga kryeministri teknik Talat Xhaferi, me të cilin Medreseja Isa Beu mori statusin e shkollës së mesme private-gjimnaz.
Vendimi qeveritar, ishte miratuar për të tejkaluar problemin e kamotshëm të medresantëve të cilët nuk mundeshin të vazhdonin shkollimin e lartë në universitetet shtetërore, pasi statusi i Medresesë ishte shkollë fetare.
Por sipas kushtetueses, vendimi është antikushtetues dhe antiligjor dhe me të njëjtin është shkelur parimi i sekularitetit të shtetit. Krahas shkeljes së ndalesës për themelim të shkollës private nga ana e bashkësive fetare, që parashikohet me amendamentin 7 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vlerëson se qeveria e udhëhequr nga Xhaferi, ka shkelur edhe nenin 7 të Ligjit për Arsim të Mesëm që ndalon organizim dhe veprimtari fetare, por edhe theksim të simboleve fetare në shkolla.
BFI ka reaguar pas lajmit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së RMV-së nr. 02-268, të datës 09.05.2024 me të cilin themelohet Shkolla e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Shkup.“BFI e RMV-së do të presë pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Më pas do të analizoj “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimti të Qeverisë së RMV” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë.
