Maqedoni
Parashikimi imotit
01.05.2025 11:29
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, dhe herë pas here e fortë, nga veriu përgjatë lumit Vardar. Pasdite do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 10°C, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 28°C.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura minimale do të bjerë në 8°C, ndërsa maksimale do të arrijë në 28°C.
Po vjen një periudhë me mot të ngrohtë. Të premten pasdite do të ketë kushte për shira lokale afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
