Maqedoni

Shfuqizimi i vendimin për Medresenë, reagime nga BFI dhe partitë politike

01.05.2025 14:14

BDI ka reaguar ndaj vendimit të Gjykata Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e Qeverisë së kaluar...

BDI ka reaguar ndaj vendimit të Gjykata Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi, me të cilin Medreseja Isa Beu mori statusin e shkollës së mesme private-gjimnaz. Nga BDI vendimin në fjalë e vlerësojnë si politik, ndërsa theksojnë se i njëjti privon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm. 
 
“Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv. Ftojmë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, komunitetin fetar, shoqërinë civile dhe çdo qytetar me ndërgjegje që të reagojnë. Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpunim me padrejtësinë. BDI do të mbrojë çdo të drejtë, çdo fitore dhe çdo njeri që sulmohet nga ky projekt i rrezikshëm i përjashtimit dhe diskriminimit.”, thonë nga BDI. 
 
Por për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese nga VLEN fajin e shohin te BDI, pasi sipas tyre medreseja nuk ishte akredituar në mënyrë të ligjshme. Nga VLEN paralajmërojnë se janë duke punuar për një zgjidhje ligjore me të cilën kjo çështje do të mbyllet përfundimisht. 
 
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së. Ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike. Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë të shqiptarëve për t’i mashtruar.”, thonë nga VLEN. 
 
Ndaj vendimit një dit më pare ka reaguar edhe Bashkrësia Fetare Islame, nga e cila kanë paralajmëruar se do të presin pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese e më pas do të analizojnë “arsyeshmërin për anulimin e Vendimti dhe do të ndërmarrë hapa konkret juridik. Njëherit Bashkësia Fetare Islame dhe Drejtoria e Medresesë kanë ftuar nxënësit e Medresesë̈ të qëndrojnë̈ të qetë, pasi në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë̈, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë̈ ndërkombëtar, do të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar akreditimin e Medresesë̈. Po ashtu BFI bën të ditur se ka inicuar procedure në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 të Ligjit për arsimin e mesëm me të cilin nuk lejohet “mësimi fetar nëpër shkollat e mesme”, pasi sipas BFI-së i njëjti është në kundërshtim me amendamentin 7 dhe nenin 22 të Kushtetutës, i cili çdo qytetari i garanton lirin dhe mundësin për “arsim fetar” në “shkolla fetare” të organizuara nga BFI ose Kisha Ortodokse Maqedonase. 
 
ARMEND MURSELI