Maqedoni
Lidhja e Sindikatave, protesta në ditën e punëtorëve 1 Maji
01.05.2025 14:37
Rritja e pagës minimale së paku në 500 euro, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit...

Rritja e pagës minimale së paku në 500 euro, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit, respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe kushte të denja për punëtorët, janë disa nga kërkesat që Lidhja e Sindikatave i shpalosi në protestën e organizuar në ditën e punëtorëve Një Maji. Ata filluan marshin e tyre protestues nga objekti i LSM-së, vijuan para Kuvendit, para Odës Ekonomike dhe godinës së qeverisë. Ata kërkuan që Qeveria të përpilojë ndryshime ligjore, përmes së cilës paga minimale do të rritet në 500 euro dhe rritje lineare e të gjitha pagave në sektorin privat dhe publik për 100 euro.
“Jemi këtu sepse kërkojmë nga Qeveria të jetë në anën e punëtorëve, qytetarëve dhe votuesve të tyre, e jo në anën e punëdhënëseve dhe oligarkëve. Kërkojmë Qeveria urgjentisht të propozojë ndryshime dhe plotësime të ligjit për pagën minimale përmes së cilës do të rritet paga minimale në 500 euro. E kërkojmë të njëjtën gjë që e bënën qeveritë e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, ose qeveria dëshiron të ketë punëtorë më të varfër për ti ofruar ato investitorëve të huaj si fuqi e lirë punëtore, si robër.”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
“Do të durojmë, do të luftojmë dhe do të fitojmë, sepse lufta jonë është e drejtë, ndërsa forca jonë jeni ju, punëtorët. Pa ju, ne jemi asgjë dhe askush.”, tha kryetari i Sindikatës së PAOGjShQ-së, Tërpe Deanovski.
“Ne kërkojmë mbulimin e shpenzimeve për udhëtim dhe shpenzimeve të ushqimit njësoj siç i keni ju. Respektivisht ne i kërkojmë të gjitha beneficionet që ju aktualisht i gëzoni, ti kemi edhe ne sepse edhe ne i meritojmë.”, tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, Tomislav Gievski.
“Jemi të gjithë të bashkuar për të njëjtin qëllim, mes nesh nuk ka dallime jemi duke luftuar për ti rritur pagat në vend. Jemi këtu për ti thënë se rritja e pagës minimale prej 1.800 denarë nuk është e mjaftueshme.”, kryetarja e Sindikatës së Zëshme, Kristina Ampeva.
Sindikalistët u zotuan se do të vazhdojnë trusninë për ti rritur pagat, dhe nëse nuk e arrijnë qëllimin atëherë do të organizohen protesta edhe më masive.
Protestat e LSM-së nuk u përkrah nga Konfederata e Sindikatave të Lira, pasi që kryetari i kësaj sindikate Bllagoja Ralpovski një ditë më parë tha se nuk ka nevojë për protesta, pasi që dialogu social, është në nivelin e duhur dhe po punohet për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
REXHEP QAMILI
