Maqedoni

EXPO 2025 në Osaka, prezantohet kultura dhe tradita e RMV-së

01.05.2025 15:20

Në Osaka të Japonisë u shënua dita Kombëtare e Maqedonisë në ekspozitën botërore EXPO 2025...

Në Osaka të Japonisë u shënua dita Kombëtare e Maqedonisë në ekspozitën botërore EXPO 2025, me çrast u promovuankapacitetet e saja kulturore, turistike dhe ekonomike. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, theksoi angazhimin për thellimin e mardhënieve miqësore, bashkëpunimin dypalësh dhe shkëmbimin tregtar. Ai njëherit theksoi solidaritetin e madh që dëshmoi Japonia gajtë tërmetit katastrofal të vitit 1963. 
 
“Vendi ynë ka potencial të madh për zhvillim me forcë të edukuar dhe të kualifikuar të punës dhe ofron shum mundësi për investime. Kenzo Tange me vizionin e tij ndihmoi Shkupi të ngritet nga rrënojat dhe pikërisht ai solidaritet është themeli i miqësisë së fuqishme të popujve tanë.”, tha ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski.
 
Edhe misnitri i jahstëm japonez tha se dy vendet kanë miqësi për shum dekada. 
 
“Japonia në mëynrë shtesë ofron ndihmë në fusha të ndryshme, bazouar në nismën e Ballkanit perëndimorë për përkrahjen e reformave sociale dhe ekonomike për afrim drejt BE-së. Jemi shum të kënaqur me ndihmën e ofruar sidomos për bashkësitë lokale, ajo është vlerësuar në vendin tuaj. Besoj se pas ekspozitës në Osaka do ta zgjerojë rëndësinë e Maqedonisë në Japoni dhe Botë.”, tha minsitri i Punëve të Jashtme të Japonisë.
 
Ekspo Osaka është vizituar më tepër se 130 mijë vizitorë, një pjesë e të cilëve e kanë vizituar edhe ekspoziturën e Maqedonisë, ku janë njoftuar me trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe të bëhen pjesë e kuizit interaktiv për kulturën e vendit dhe ushqimet tradicionale. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI