Maqedoni

Vazhdon beteja me zjarret në Izrael, Netanjahu: Flakët mund ta djegin Jeruzalemin

01.05.2025 15:36

Vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret në 11 pika pyjore që shpërthyen në zonën midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izrael...

Vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret në 11 pika pyjore që shpërthyen në zonën midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izrael, duke djegur 12 mijë hektarë tokë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se zjarret pranë Jerusalemit mund ta djegin të gjithë qytetin.  Janë angazhuar 19 ekipe zjarrfikëse dhe 10 aeroplanë, por nuk janë të mjaftueshme, prandaj Izraeli kërkoi ndihmë ndërkombëtare sepse nuk arritën të vendosin nën kontroll vatrat e zjarrin nga erërat e fuqishme që përhapin me shpejtësi zjarrin në të gjitha drejtimet. Flaka detyroi evakuimin e komuniteteve dhe mbylljen autostradës kryesore.
 
“Shpëtimi i jetëve do të thotë evakuimi i komuniteteve dhe vendeve, mbyllja e rrugëve. Ndonjëherë thjesht duhet t'i detyrosh njerëzit të largohen. Njerëzit shpesh nuk e kuptojnë këtë derisa ta shohin zjarrin që vjen drejt tyre me shpejtësi të madhe, dhe ky zjarr përhapet nëpër majat e pemëve, nga njëra-tjetra. Ky është lloji më i vështirë për t'u kontrolluar dhe kërkon përgatitje të veçantë. Ndërsa makinat zjarrfikëse preferohen, duke pasur parasysh kufizimet, përparësia tani është mbrojtja e Jerusalemit. Kjo është me rëndësi të madhe. Duhet të përdorim çdo mjet të disponueshëm dhe të mobilizojmë sa më shumë burime të jetë e mundur. Ky është një problem kombëtar. Së dyti, është një problem specifik për Jerusalemin. Era perëndimore mund ta shtyjë zjarrin lehtësisht drejt periferisë së kryeqytetit [Jerusalemit] - dhe madje edhe në vetë qytetin. Jeruzalemi mund të digjet.”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
 
Sipas Jerusalem Post, një burrë 50-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të ndezë një fushë të hapur në jug të Jerusalemit. Komandanti i shërbimit të zjarrfikësve deklaroi se këto mund të jenë zjarret më të mëdha në historinë e Izraelit dhe se zjarrfikësit kanë ende shumë punë përpara se të mund ta vendosin zjarrin nën kontroll. Deri tani janë evakuuar afër 10 mijë njerëz.
 
FARIJE DUTI BAKIU