Maqedoni
APKE apelon për qetësi pas incidenteve të armatosura në Maqedoni
12.05.2015 14:45
Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për Maqedoninë Robert Ualter bëri thirrje për qetësi pas incidentit të armatosur në Maqedoni...

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për Maqedoninë Robert Ualter bëri thirrje për qetësi pas incidentit të armatosur në Maqedoni, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
"Më vjen keq për humbjet e jetëve njerëzore dhe të plagosurve në përleshjet e armatosura që ndodhën në ditët e fundit në Republikën e Maqedonisë, në kufi me Kosovën", thuhet në deklaratën me shkrim të parlamentarit britanik, anëtar i APKE-së.
Këto ngjarje, siç thekson, ndodhën në një moment kur vendi po ballafaqohet me krizë politike.
"I bëj thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë, është e nevojshme që të shmangen konflikte dhe të pengohen akte të reja dhune që mund të dëmtojnë stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Njëkohësisht, në kompetencë të të gjitha partive politike të përzgjedhura në Parlament është që të tejkalojnë dallimet e thella politike dhe etnike që ende janë të pranishme", thotë raportuesi i APKE-së për Maqedoninë, duke pëmendur rëndësinë e bashkjetesës në paqe dhe interaksion midis komuniteteve të ndryshme etnike në vend.
Delegacion i APKE-së nga Komsioni për ndjekjen e detyrime të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në përbërjn e të cilit ishte edhe Robert Ualter, e vizitoi Maqedoninë më 28 dhe 29 prill dhe propozoi një sërë masash për tejkalimin e krizës politike dhe legjislative në të cilën ndodhet vendi, thuhet në fund të njoftimit./mia
