Botë

India dhe Pakistani, tensione të larta deri në rrezik për konflikt

01.05.2025 16:10

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit vazhdojnë të jenë të larta...

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit vazhdojnë të jenë të larta deri në rrezikun për arritjen deri te konfliktit midis dy fuqive bërthamore. Situata u tensionua pasi grupe të armatosura islamike vranë të paktën 26 turistë në pjesën indiane të Kashmirit. India ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore pakistaneze, pasi Islamabadi paraprakisht e kishte bërë të njëjtën gjë. Dhjetëra shtetas pakistanezë që jetojnë në Indi janë larguar nga shtëpitë e tyre, pas vendimit të Nju Delhit për t'u kërkuar pakistanezëve të largohen nga territori indian. Kjo ka shkaktuar problem sidomos për rastet e martesave të përziera. 
 
“Autoritetet më thanë se isha shtetas i paligjshëm dhe se duhej të largohesha. Sapo linda. Foshnja ime është 14 ditëshe. Nuk më lejohet të udhëtoj për shkak të prerjes cezariane, por çfarë mund të bëj?", tha Sara Kan, shtetase i Pakistanit.
 
“Nëna ime erdhi me ne, por autoritetet indiane e kthyen mbrapsht. Na thanë se nuk lejohej të kalonte kufirin me pasaportë indiane.”, Tha Mohamed Ajran, shtetas i Indisë.
 
“Apeloj që qeveria indiane dhe Presidentit Modi që ta rishqyrtojnë çështjen e atyre qytetarëve që janë në martesa të përziera - qytetarëve indianë dhe pakistanezë dhe problemet e tyre me vizat. Atyre duhet t'u lejohet të jenë me familjet e tyre.”, Muhamad Imran, qytetar i Pakistanit.
 
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësuara për rritjen e tensioneve midis Nju Delhit dhe Islamabadit. Në një bisedë telefonike me autoritetet indiane dhe pakistaneze, Sekretari i Përgjithshëm Guterres bëri thirrje për qetësim të situatës.
 
“Sekretari i Përgjithshëm Guterres shprehu shqetësim të thellë për tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit. Ai theksoi nevojën për të shmangur konfrontimin që do të rezultonte në pasoja tragjike. Sekretari i Përgjithshëm ofroi shërbimet e tij për të mbështetur çdo përpjekje për uljen e tensioneve.”, tha Stefan Duzharik, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
 
Sipas pretendimeve të Indisë Pakistani po i mbështet separatistët në Kashmir, prandaj reagimi I autoriteteve indiane ka qenë i ashpër pas vrasjes së 26 turistëve.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU