Botë

Ukrainë, dy të vrarë në sulmet ruse me dronë

01.05.2025 16:31

Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, me çrrastë të paktën dy persona u vranë në Odesë....

Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, me çrrastë të paktën dy persona u vranë në Odesë.
 
Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në 11 rajone të Ukrainës gjatë bombardimeve mbrëmë në orët e vona dhe në orët e hershme të 1 majit. Sulmi “në shkallë të madhe” ndaj qytetit port të Odesës, buzë Detit të Zi, siç u përshkrua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës, vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë. Guvernatori i Odesës, ka thënë se sulmi rus ndaj Odesës dëmtoi ndërtesa të larta, shtëpi, një dyqan dhe një shkollë.