Maqedoni
Qeveria mohon akuzat për keqpërdorim të buxhetit
01.05.2025 16:56
Qeveria i mohon plotësisht akuzat e LSDM-së për keqpërdorim të buxhetit....

Qeveria i mohon plotësisht akuzat e LSDM-së për keqpërdorim të buxhetit.
Në reagimin e qeverisë thuhet se, “shërbimet e restoranteve të bufeve paraqiten si shpenzime për drekat e ministrave. Këto nuk janë shpenzime të ministrit Ljutkov, e as të ministrit Mucunski apo ndonjë ministri tjetër qeveritar, por shpenzime për bufetë që funksionojnë brenda ministrive, të cilat i përdorin dhe i paguajnë edhe të punësuarit që paguajnë për shërbimet. Përndryshe, në kohën e LSDM-së, operator i këtyre shërbimeve ishte kompania famoze nga Strumica, “Koncept”.”, theksojnë nga Qevria.
Në reagim po ashtu thuhet se, “kohërat kur ministrat e asaj partie shpenzonin grumbuj parash për luks të shtrenjtë dhe kur ministrat udhëtonin me avionin qeveritar deri në Nish ose Selanik për shopping kanë përfunduar”, thuhet në reagimin e qeverisë.
