Maqedoni

Komuna e Gostivarit dhe Ambasada e Zvicrës me bashkëpunim të dobishëm

12.05.2015 14:54

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim zëvendësambasadoren e Zvicrës - Katharina Stocker...

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim zëvendësambasadoren e Zvicrës - Katharina Stocker, asistenten programore - Aneta Damjanovska dhe asistentin e ambasadorit - Bujar Ibishi.
 
Në takim morën pjesë edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” - Memedali Xhaferi dhe përgjegjësi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik Lokal - Pajtim Saiti.  
 
Kryetari Bejta falënderoi dhe shprehu mirënjohje për shtetin zviceran për kontributin e tyre të dhënë në mbështetjen e shumë projekteve të dobishme dhe jetike që janë realizuar dhe që realizohen në interes të qytetarëve të komunës së Gostivarit.
 
Gjithashtu u vlerësua si shumë i mirë dhe i dobishëm bashkëpunimi midis komunës së Gostivarit dhe Ambasadës së Zvicrës dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi pritet që shumë shpejt në Gostivar të filloje realizimi i një projekti shumë i rëndësishëm për qytetarët.
 
Pas takimit, kryetari Bejta dhe zëvendës ambasadorja Stocker ndoqën nga afër mbledhjen e punës të Këshillit drejtues të projektit SECO “Ujë të pijshëm për Gostivarin”, me ç’rast u njoftuan me Master Planin e qytetit të Gostivarit përgatitur nga ekspertë zviceranë.
 
Master Plani i këtij lloji është i vetmi i përgatitur në një komunë të vendit tonë. Po ashtu u prezantuan edhe planet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit të Gostivarit në të ardhmen e afërt./mia