Maqedoni

Ramadani: Komunat duhet të kenë kompetenca në polici, inspektorate dhe mjekësi

02.05.2025 09:59

Duhet të ndahen më shumë mjete për komunat dhe këto të kenë mundësi të menaxhojnë me disa institucione....

Në emisionin Biznes Plus, Haqim Ramadani, drejtor i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, deklaroi:
 
“Duhet të ndahen më shumë mjete për komunat dhe këto të kenë mundësi të menaxhojnë me disa institucione, ose të transferohen më shumë kompetenca në nivel lokal. Veçanërisht, kujdesi parësor shëndetësor, policia dhe inspektoratet duhet të jenë pjesë e komunave. Ato duhet të kenë përgjegjësi dhe obligime të qarta, në mënyrë që të menaxhojnë dhe të udhëheqin komunën ashtu siç e parasheh ligji.”