Maqedoni

Liria e shtypit - Reporterët pa kufij: RMV-ja shënon rënie prej 6 vendesh

02.05.2025 11:17

RMV-ja ra me 6 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa kufij...

RMV-ja ra me 6 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa kufij, e fundit në grupin e vendeve me situatë “të kënaqshme”. Vendi u spostua nga vendi i 36-të në të 42-tin, në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa kufij dhe është e fundit në grupin e vendeve ku situata është “e kënaqshme”. 

Në këtë grup nga rajoni janë vetëm edhe 2 vende, Sllovenia, e cila është ngjitur me 9 vende në vendin e 33-të, dhe Mali i Zi, i cili është ngjitur me 3 vende në vendin e 37-të, dhe të gjitha të tjerat janë në grupet me një situatë “problematike” ose “të vështirë”. Klasifikimi mbulon 180 vende anembanë botës. 
 
Vlerësimi i përgjithshëm për Maqedoninë thotë: “Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në një rënie të besimit të shoqërisë në media, gjë që e ekspozon median e pavarur ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Zyrtarët qeveritarë gjithashtu kanë tendencë të kenë qëndrime negative dhe përçmuese ndaj gazetarëve. 
 
Treguesi i sigurisë thotë: “Disa incidente kanë ulur ndjenjën e sigurisë së gazetarëve, duke përfshirë sulmet me zjarrvënie në pronën e tyre dhe rastet e ngacmimit policor. Nga njëra anë është emëruar një prokuror i posaçëm për të trajtuar rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në kryeqytet dhe po shqyrtohet hapja e zyrave të ngjashme në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, gazetarët që raportojnë që prokurorët përballen me presion të konsiderueshëm. Ndërkohë  Norvegjia është në vendin e parë dhe mbetet i vetmi vend në botë që gëzon vlerësim “të mirë” për të pesë treguesit e Indeksit. Ajo e ruajti vendin e parë për të nëntin vit radhazi, duke rritur epërsinë e saj ndaj vendeve të tjera. Estonia u ngjit në vendin e dytë, e ndjekur nga Holanda, e cila e kaloi Suedinë duke u renditur në tre vendet e para në botë.