Botë

ShBA: Nëse Putini nuk pranon paqen, paralajmërojmë tarifa 500% për vendet që blejnë naftë ruse

02.05.2025 11:41

Në një lëvizje të ashpër që synon ta trysnojë Kremlinin drejt paqes, senatori amerikan, Lindsi Graham...

Në një lëvizje të ashpër që synon ta trysnojë Kremlinin drejt paqes, senatori amerikan, Lindsi Graham, ka njoftuar se 72 senatorë po e mbështesin një projektligj, që do të vendosë sanksione shkatërruese ndaj Rusisë dhe tarifa marramendëse deri në 500% për vendet që vazhdojnë të importojnë naftë, gaz apo uranium rus.
 
Sipas tij, ky projektligj nuk është vetëm një deklaratë politike,  është një armë e fuqishme në duart e administratës së ardhshme amerikane. Projektligji, i cili ka siguruar përkrahjen e të dyja partive dhe ka kaluar tashmë numrin e kërkuar të bashkësponsorëve, parashikon ndalimin e çdo investimi amerikan në letrat me vlerë ruse dhe vendosjen e tarifave ekstreme për çdo vend që vazhdon të blejë karburante nga Rusia. ShBA-ja paralajmëron tarifa 500% për vendet që blejnë naftë ruse, nëse Putini nuk pranon paqen.
 
“Nëse nuk e kupton seriozitetin e kësaj qasjeje, atëherë do të përballet me rrënimin e ekonomisë së tij.”. Ai po ashtu paralajmëroi që Moska të mos e nënvlerësojë Trampin. “Ky ligj është një vegël e fuqishme në kutinë e mjeteve të presidentit Tramp.”, tha ai. “Kur Trampi e sheh se rruga e paqes është bllokuar, atëherë veprimi është i pashmangshëm.”.