Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Japonia thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar

02.05.2025 15:03

Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Japoninë është një ndër prioritetet e vendit tonë....

Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Japoninë është një ndër prioritetet e vendit tonë. Shefi i diplomacisë së jashtme, Timço Mucunski, i cili është duke qëndruar në panairin e biznesit të banesave “Kansai Osaka 2025”, tha se delegacioni qeveritar është duke punuar në thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. 
 
“Vitin e kaluar me Japoninë shënuam 30-vjetorin e marrëdhënieve bilaterale dhe kisha thënë se marrëdhëniet politike janë në nivel të shkëlqyer. Japonia për ne është vend i rëndësishëm, sepse është anëtare e NATO-s, sepse rajoni indo-paqësor është i një rëndësie të madhe gjeopolitike dhe strategjike, por vlerësoj se kemi një mungesë të madhe dhe ajo është investime të pamjaftueshme nga Japonia në vendin tonë, por edhe marrëdhënie jo të mjaftueshme të zhvilluara në fushën e tregtisë.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. 
 
Përveç kësaj, ministri Mucunski do të përpiqet që në këto takime të tërheqë investime japoneze në vendin tonë. 
 
“Bisedojmë për tërheqjen e investimeve në zonat teknologjike industriale, por edhe jashtë tyre, duke ofruar pako të volitshme dhe masa stimuluese tatimore, me treg cilësor të punës dhe me lokacionin fenomenal që e posedon vendi ynë, i cili është lidhje e korridoreve 8 dhe 10. Pra, kemi pozitë të mirë gjeostrategjike në zemër të Evropës. I shfrytëzojmë të gjitha përparësitë që i kemi si shtet, u ofrojmë qeveri stabile, me shumicë të fuqishme dhe qeveri e fokusuar në sundimin e së drejtës dhe zhvillimit ekonomik.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. 
 
Panairi “Exspo 2025” organizohet njëherë në pesë vjet. Këtë vit RMV-ja mori pjesë në këtë panair në Osaka, me çka u promovua gjuha, identiteti, trashëgimia kulturore e RMV-së. 
 
REXHEP QAMILI