Ekonomi
Skadoi kufizimi i marzhës për produktet bazë, qytetarët kanë frikë për rritje enorme të çmimeve
02.05.2025 15:35
Masa qeveritare për kufizimin e marzhës së fitimeve për produktet bazë, e cila ishte në fuqi nga 20 shkurti, ka përfunduar sot....

Masa qeveritare për kufizimin e marzhës së fitimeve për produktet bazë, e cila ishte në fuqi nga 20 shkurti, ka përfunduar sot. Marzha e kufizuar përfshinte mbi 1.000 produkte ushqimore bazë, për të cilat qytetarët tani kanë frikën e mundësisë së shtrenjtimeve. Ata shpresojnë se institucionet kompetente do të kontrollojnë tregun, që të mos lejohet keqpërdorimi i mundësisë për vendosjen e çmimeve nga vetë tregtarët, për të ngritur çmimet në nivel të paarsyeshëm. Hollësitë i sjell kronika në vazhdim. (Gazetare: Abibe Qaili)
