Maqedoni
Sfillarja me rrugë të re, Veseli: Komuna e Sarajit ndau 1 milion euro
02.05.2025 16:45
U mblodhën në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit për të përuruar përfundimin...

U mblodhën në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit për të përuruar përfundimin e punimeve të fazës së parë të rrugës që lidh dy vendbanimet, Sfillaren e Poshtme dhe atë të Epërme.
Kryetari i komunës së Sarajit, Iljas Veseli, tha se ky projekt përfshin rikonstruimin e tërësishëm të rrugës dhe së është ndërtuar sipas të gjitha standardeve.
“Gjithashtu intenzivisht punohet edhe në pjesën e dytë të rrugës në hyrje dhe në brendi të vendbanimit Sfillare e Epërme, përfshirë edhe rrjet të rri të ujësjellesit, kanalizimit fekal dhe atmosferik, trotuareve në disa pjesë të rrugës dhe sinjalizimin e plotë të saj me të gjitha standardet, që pritet që shumë shpejt të përfundojë ky projekt kapital, i cili financohet direkt nga komuna e Sarajit.”, - deklaroi kryetari i komunës së Sarajit, Iljas Veseli.
Deputeti i kësaj zone, Blerim Bexheti, tha se pavarësisht padrejtësive nga ana e Qeverisë në shpërndarjen e mjeteve, komuna e Sarajit me vetfinancim po realizon projekte.
“Parimi bazë i yni është atë që e premtojmë edhe ta realizojmë, andaj ndihem shumë krenar që Saraji në të gjitha vendbanimet ka pësuar një ndryshim të tërësishëm infrastrukturor dhe zhvillimor.”, - theksoi deputeti, Blerim Bexheti.
Sipas komunës së Sarajit, projekti i cili lidh dy rrugët e fshatit Sfillare kap vlerën mbi 1 milion euro.
ARMEND MURSELI
