Maqedoni

Është ulur borxhi shtetëror dhe publik, Mickoski: Tregues i stabilitetit ekonomik

02.05.2025 17:07

Në kuartalin e parë të këtij viti, borxhi publik është ulur për 4.7% prej 62.4%...

Në kuartalin e parë të këtij viti, borxhi publik është ulur për 4.7%  prej 62.4% nga Bruto Prodhimi Vendor në 57.7%. Është ulur gjithashtu edhe borxhi shtetëror, aktualisht arrin në 50.1%, sipas të dhënëve të Ministrisë së Financave.
 
Ky është niveli më i ulët në pesë vitet e fundit. Krahasuar me vitin 2020, borxhi publik është ulur për 2%, ndërsa borxhi shtetëror për 0.7%. Sipas kryeministrit, Hristijan Mickoski, ky është një tregues i qartë për stabilizim ekonomik. Ai paralajmëroi zhvillim dhe objektiva strategjike.
 
“Si Qeveri kemi strategji të qartë deri në fund të mandatit, që këto parametra t’i zvogëlojmë në numra më të ulët edhe atë, borxhi publik të jetë nën 55%, pse jo edhe nën 50%, ndërsa borxhi shtetëror të jetë nën  45%, pse jo edhe nën 40%, por ajo që për mua gjithashtu është me rëndësi është që nominali i Bruto Prodhimit Vendor të jetë njëzet miliardë dollarë, aktualisht jemi në nivelin e 17 miliardë dollarëve.”, - deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
 
Ulja e borxhit publik varet nga masat për konsolidim fiskal, reduktimi i shpenzimeve të panevojshme dhe nxitja e aktiviteteve ekonomike, tha ministrja e Financave, Koçovska, e cila siguroi se realizimi i investimeve do të kontribuojë në një rritje më të lartë ekonomike dhe në uljen e borxhit.
 
Qëllimi kryesor i Qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbetet përmirësimi i menaxhimit të financave publike dhe ruajtja e shpenzimeve kapitale. Në fillim të vitit, Qeveria përmes Ministrisë së Financave, shleu euro-obligacionin në vlerë prej 500 milionë eurosh.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU