Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, SHGM: Nevojitet kornizë më e mirë ligjore
Sot është 3 Maji, Dita e Botërore e Lirisë së Shtypit...

Sot është 3 Maji, Dita e Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo datë e gjeti Maqedoninë e Veriut të renditur në pozitën e 42-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, duke shënuar kështu një rënie prej gjashtë pozicionesh në krahasim me një vit më parë.
Kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Mlladen Çadikovski, thotë se pozita e 42-të në krahasim me vendet fqinje nuk tingëllon edhe aq keq, por nuk është mirë që trendi është në rënie.
“Ne presim që në të ardhmen me pjesëmarrjen edhe të shoqatave të gazetarëve, por edhe të gjithë bashkësisë së gazetarëve të hyjmë në proces të sjelljes së ligjeve të cilat do të mundësojnë kornizë më të mire të veprimit të gazetarëve. Poashtu të formohet ai i ashtuquajturi fond për pluralizëm medial për të cilin tanimë një kohë të gjatë flasim, pasi gejndja ekonomiko-sociale e gazetarëve dhe punëtorëve medial nuk është mjaftueshëm e mirë. Një fond i tillë do të ndikojë në zhvillimin e përmbajtjeve dhe storjeve kualitative hulumtuese dhe dokumentareve, të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e gazetarisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër vlerësimi adekuat i punës së puntorëve medial.” – tha Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.
Nga SHGM njëherit kërkojnë edhe miratimin e ligjeve anti SLAP sipas praktikës evropiane, të cilët do ti mbronin gazetarët nga paditë e panevojshme. Edhe nga Sindikata e Gazetarëve vlerësojnë se legjislacioni në vend duhet të harmonizohet me standardet evropiane dhe duhet të merren masa kundër padive SLAP, që frikësojnë gazetarët.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 pas një Rekomandimi të miratuar në sesionin e 26-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
