Kuvendi i Kosovës, dështoi konstituimi edhe pas 10 seancash

03.05.2025 15:53

Edhe pas dhjetë vazhdimesh, Kuvendi i Kosovës...

Edhe pas dhjetë vazhdimesh, Kuvendi i Kosovës nuk i’a doli të përfundojë seancën konstituive. Pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nxorri në votim mënyrën e votimit, përkatësisht që të kalohet në votim të fsheht për kryetar të kuvendit dhe nuk mori numrin e duhur të votave, ai sërish ndërpreu punimet e seancës për të caktuar vazhdimin për të hënën.

“Sot patëm edhe një përpjekje për të ecur dhe vazhduar përpara për të thyer bllokadën totalisht të pakuptueshme në konstituimin e institucioneve, duke filluar nga kuvendi. Kjo bllokadë është krejtësisht e papranueshme. Mosbesimin që drejtuesit e opozitës e kanë ndaj deputetëve të tyre tregon që vullneti për të bllokuar proceset është i shtyrë nga motive të cilat është lehtë, por njëkohësisht shumë vështirë të shpjegohen. Nuk e di se çfarë imagjinon opozita në ditët e saj të mira se si mund të dalim nga kjo situatë, por përpjekja jonë për të shfrytëzuar votën e fshehtë, është edhe një përpjekje tjetër me shpresën se do ta kalojmë këtë fazë”, - tha Donika Gwrvalla nga radhët e partisë Guxo.

“Sot është hera e dhjetë që mblidhemi dhe asnjëherë nuk është lehtë të dalim para juve për të konstatuar një gjendje të papranueshme, një gjendjeqë vërtetë qytetarët e Kosovës as nuk kanë votuar e as nuk e kanë pritur. Pra një tentim për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht, në mënyrë të paligjshme, jokushtetuese, në mënyrë të dhunshme sepse mentaliteti i diktatit është mentaliteti i ish-qeverisë, e cila nuk e ka marrë besimin qytetarë por nuk po pajtohet me verdiktin që ia kanë dhënë qytetarët”, - u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.