Gaza, 11 të vrarë nga sulmet izraelite
Nga sulmet izraelite gjatë natës...

Nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis në Gaza janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç, ka bërë të ditur Agjencia e mbrojtjes civile.
Sipas kësaj agjencie sulmi ka ndodhi në orën tre të natës së kaluar ndërsa 8 nga 11 viktimat janë anëtarë të një familjeje.
Ushtria izraelite nuk është deklaruar për këto sulme.
Të premten, kjo agjenci raportoi për të paktën 42 të vrarë në Gaza. Poashtu Izraeli ka ndaluar hyrjen e dërgesave humanitare në Gazë që nga 2 marsi, duke shkaktuar edhe krizë për furnizim me ushqime.
Kjo bllokadë, sipas Izraelit, synon që t’iu bëjë presion militantëve që të lirojnë pengjet që mbahen në Gazë.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të heqë të gjitha kufizimet, duke argumentuar se banorët e Gazës janë duke përjetuar një katastrofë humanitare dhe kanë paralajmëruar për një krizë të urisë.
