Izraeli kryen sulme ajrore në Damask, dislokon forca ushtarake në jug të Sirisë
Ushtria Izraelite ka kryer sulme ajrore në zonat e Damaskut...

Ushtria Izraelite ka kryer sulme ajrore në zonat e Damaskut në Siri ndërsa ka dislokuar forca në jug të Sirisë si thuhet për të mbrojnë minoritetin druze, pas përplasjeve të fundit sektare.
“Ushtria izraelite është e vendosur në jug të Sirisë dhe është e përgatitur të parandalojë hyrjen e forcave armiqësore në zonat e fshatrave druze”, thuhet në deklaratën zyrtare, pa sqaruar nëse kjo është një dislokim i ri apo duke dhënë detaje për numrin e trupave që janë në terren.
Pakica Druze është një pakicë fetare në Siri, që praktikon një degë të islamit shiit. Ndërkohë, një zyrtar druz në provincën Sveida, që është qendra e komunitetit druz në Siri, tha se “nuk ka pasur dislokim të trupave izraelite atje”.
Prania e trupave izraelite “raportohet të jetë e kufizuar në provincën e Kuneitras”, afër Lartësive të Golanit të aneksuara nga Izraeli, ku ushtria “ka vendosur prani” pasi rrëzimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ushtria izraelite tha se “pesë qytetarë sirianë druze u evakuuan për trajtim mjekësor në Izrael gjatë natës” pasi pësuan lëndime në territorin sirian.
Izraeli kreu më shumë se 20 sulme ajrore brenda Sirisë mbrëmjen e së premtes, sipas Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, pas një sulmi afër pallatit presidencial në Damask, të cilin autoritetet e dënuan dhe e cilësuan si “përshkallëzim të rrezikshëm”.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të enjten se Izraeli do të reagojë me forcë nëse Qeveria e re siriane dështon të mbrojë pakicën druze.
Vëzhguesi sirian tha se më shumë se 100 persona u vranë në përplasjet në Sahnaja dhe Xharamana, afër Damaskut, si dhe në provincën Sveida.
