Befasi në Formula 1, debutuesi Antoneli siguron pozitën e parë në Miami

03.05.2025 19:01

Piloti italian Andrea Kimi Antonelli (18), debutues në Formula 1...

Piloti italian Andrea Kimi Antonelli (18), debutues në Formula 1, ka habitur të gjithë me kohën e tij më të mirë në eliminatoret e  vlefshme për garën sprint, që në këto momente zhvillohet në Miami.

Në këtë mënyrë u bë piloti më i ri në moshë vetëm 18 vjeç, që një garë të sprintit do ta nis nga pozita e parë. Tinejxheri pas timonit të Mercedesit, bëri një vozitje të shkëlqyeshme në pistën që asnjë herë më parë nuk kishte zhvilluar ndonjë garë dhe pas tij  tij mbetën dy pilotët e McLaren-it, Oscar Piastri (+0.045) dhe Lando Norris (+0.100).

Gara e spritnit prej 19 xhirove është duke u zhvilluar për momentin, ndërsa kualifikimet për Garën për Çmimin e madh të Miamit e cila në program është të dileën, do të nisin në ora 22:00.