Atletik, vrapim 100 m. me pengesa, Russell vrapoi kohën e dytë më të mirë në histori

03.05.2025 19:21

Amerikania Russell nuk ia doli të thyej rekordin e botës në vrapin e 100 metrave me pengesa dhe u desh të kënaqet me kohën më të mirë të sezonit. Po në miningun e Miamit u shënuan edhe dy rezultate tjera më të mira sezonale...

Kampionia olimpike Masai Russell, me kohën e dytë më të shpejtë në historinë e vrapit 100 metra me pengsa 12.17 sekonda ka triumfuar në Grand Slam mitungun e atletikës të mbajtur në Miami. 

24 vjeçarja e cila shënoi rezultatin më tëmirë sezonal, vijën e cakut e kaloi parabashkpatriotes së saj  Tie Jones,  e cila tani me 12.19 sekonda e mban kohën e tretë më të mirë në botë.

Russell dhe Jones, nuk ia dolën të thyejnë rekordin botëror 12.12 sekonda të vendosur tre vjet më parë nga nigeriania Tobi Amusan. Russell në fund iu gëzua vetëm rekordit amerikan.

Në vrapimet e tjera – keniania Agnes Ngetich  triumfoi në 5000 metra, duke shënuar kohën më të mirë të këtij sezoni 14:25.80 minuta. Ndërsa Jereem Richards  Trinidad e Tobago, triumfoi në vrapin e 200 metrave.

Ai me kohën  19.86 sekonda e shënoi rezultatin më të mirë në këtë sezonë.