LSDM: VMRO vendosi gurthemel në projektin e LSDM-së
Ceremonia e sotme e gurthemelit për segmentin Tetovë - Gostivar...

Ceremonia e sotme e gurthemelit për segmentin Tetovë - Gostivar të Korridorit 8, zbulon edhe një herë hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e VMRO-DPMNE-së, e cial vendosi gurthemel në projektin e LSDM-së, që dikur e quante të kriminalizuar, kanë reaguar nga LSDM.
“Pikërisht projektin e ‘Behtel dhe Enka’ të cilin ata me muaj e kanë denigruar, bllokuar dhe e kanë quajtur ‘krim historik’, sot po e promovojnë me krenari. Nëse është ‘krim historik’, a don të thotë kjo se VMRO-DPMNE po hynë në krim. Një gjë është e qartë, hipokrizia e DPMNE –së nuk ka kufij, por të paktën është mirë që po vazhdon realizimi i një projekti startegjik të LSDM-së”, thonë social demokratët, duke shtuar se ky aks rrugor është pjesë e 110 kilometrave që përfshijnë marrëveshjen strategjike me Behtel dhe Enka.
