LPFM, java e 30-të, fsheh shumë enigma për kreun e tabelës

03.05.2025 20:45

Me derbin e flakt Shkupi – Vardari që u zhvillua në Çair, ka nisur java e 30-të e elitës së futbollit vendor…

Kalendari i javës 30, që luhet  edhe të dielën favorizon Shkëndijën, që do të mysafir në Strugë  e në këtë qytet do të përballet me kampionët në fuqi Struga TL.

Dy skuadrat rivale të “kuqezinjve” do të përplasen me njëra-tjetrën. Rabotniçki do të presë në “Todor Proevski” Sileksin.

Të dyja këto skuadra nëse duan të kenë kampionat të suksesshëm nuk katër javët e fundit nuk kanë të drejtë të gabojnë. Gostivari që vuan dënimin e lujatjes 100 km., larg fushës së tij  luan në Strumicë me Pelisterin.

Besa në Gostivar do të përballet me Brera, e kjo ndeshje për ta ka një rëndësi të posaçme, pasi Tikveshi i fiton pikët në tavolinë dhe me fitore eventuale do bënin 27 pikë, aq sa ka edhe skuadra nga Strumica.

Katër javët e fundit skuadrave nuk u japin mundësinë të mendojnë përtej ndeshjes së radhës.


LPFM, JAVA E 30-TË

Shkupi – Vardari

Struga TL – Shkëndija

Rabotniçki – Sileksi

Gostivari – Pelisteri

Besa – Brera

Voska - Tikevshi