Vlera sipas “Transfermarkt”, e para është Struga dhe më pas vjen Shkëndija

03.05.2025 20:52

Transfermarkt ka bërë rivlerësimin e skuadrave të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Gati të gjitha skuadrat elitare në vend, krahasur me një vit më parë kanë pasur ndryshime në vlerën e tyre...

Transfermarkt ka bërë një rishikim të vlerës së skuadrave në Maqedoni. Kështu çmimet e tyre janë ndryshuar në bazë të performancave, ku disa janë ulur dhe të tjerave iu është rritur vlera.

Duket se edhe ndodhitë e fundit nuk kanë kaluar pa u ndjerë edhe në vlerën totale të klubeve si dhe futbollistëve të tyre. Por cili është ekipi që vlen më shumë në LPFM sipas Transfermarkt?

Në vendin e parë gjendet Struga TL, që vlerën totale të lojtarëve e ka 5.11 milionë euro, ose 25% vlerë të më madhe se një vit më parë. Pas kampionëve aktual renditet Shkëndija me 5.08, e cila një vit më parë vlente 5.61 milionë euro.

Po ashtu rënie të vlerës krahasuar me një vit më parë sipas Transfermarkt, kanë shënuar edhe Gostivari nga 4.4 në 3.41, pastaj Shkupi nga 4.38 në 2.64 milion si dhe Brera nga 3.96 në 1.86 milion euro,që ka edhe rënien më të madhe.

Ndryshe vlera totale e të gjitha skuadrave elitare në vend në krahasim me një vit më parë ka shënuar një ritje për 4.8 % dhe tani ajo kap shifrën e 40.14 milionë euro.