Partia Demokratike, vëzhgues të OSBE-së patronazhistë socialistë

03.05.2025 21:34

Një javë para zgjedhjeve në Shqipëri...

Një javë para zgjedhjeve në Shqipëri vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë Partia Demokratike e Shipërisë akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrën e OSBE-së, se ka përfshirë në listat e vëzhguesve përfaqësues nga Partia Socialiste.

Nga PD thonë se do të referohen për hetim dhe se verifikimet po vijojnë.

Deklarata e plotë zëdhënëses për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli:

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të  kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e vërtetojnë emrat në listat bashkëlidhur këtyre vendimeve. Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi? Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagandë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi

Ardit Hoxha

Enxhi Karaj

Gerta Vasku

Bardhyl Fejzo

Dorian Hila

Stenli Denaj

Elis Alimeri

Besnik Demaj

Robert Qirollari

Klodjan Cani

Eugerta Bakiu

Partia Demokratike po vijon me identifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.”