Volejboll, Janta Volej kampion i ri shtetëror për vajza

03.05.2025 21:56

Skuadra e Janta Volej nga lagja Kisella Vodë e Shkupit, është kampion i ri shtetëror në volejboll për vajza, pasi me rezultatin 3:1 e mundi Rabotnickin. Ky është titulli i katërt kampion në historinë 20 vjeçare të kësaj skuadre...

Pas tre viteve, volejbolli i vajzave ka kampionin e ri shtetëror. Volejbollistet e Janta Volej nga Shkupi, në ndeshjen vendimtare ia dolë të mundin kampionin në fuqi Rabotniçkin.

Volejbollistet nga lagjeja Kisella Vodë e Shkupi edhe në ndeshjen e tretë të “play –offit”, dolën më të mia dhe kësaj radhe takimin e fituan me 3:1 në sete. 

Titullin e fundit kampion shtetëror kjo skuadër e kishte fituar në sezonin 2020/21, ndërsa volejbollistet e Rabotniçkit, pas tre titujve të fituar me radhë u detyruan që titullin tua dorëzojnë kundërshtareve nga kryeqendra.

Ndryshe për Janta Volej, është titulli i tyre i katërt në historinë 20 vjeçare të kësaj skuadre.