Në kufirin e Tabanocit policia arrestoi shkupjanin që kishte vrarë gruan e tij gjatë ditës së sotme!
Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kufi është arrestuar shkupjani i cili gjatë ditës së sotme kishte vrarë gruan e tij.
“Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, nëpunësit policorë nga QRK Veri e kanë arrestuar N.A.(38) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”. Sot rreth orës 15:00 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., prej të cilave ajo ka ndërruar jetë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. N.A. është arratisur, por menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij dhe rreth orës 17:00 ai është privuar nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
