NBA, Houston barazon 3:3 me Golden State

03.05.2025 22:30

Skuadra e Houston-it dhe Golden State do ta luajnë edhe ndeshjen e shtatë të “play offit”, pasi në ndeshjen e vetme të zhvilluar mbrëmë fitores iu gëzua Houstoni dhe barazoi rezultatin 3:3 në serinë e fitoreve...

Houston Rockets  në ndeshjen e gjashtë të raundit të parë të “balotazhit” në transfertë me 115:107 e mundi Golden State Warriors dhe kështu barazuan  përpjestimin e fitoreve në 3:3.

Kështu vendimi se cila skuadër të kalojë në ½ finale e “play offit” në konferenca do të bie në ndeshjen e shtatë edhe pse Golden State avansonte 3:1 në fitore.

Fred VanVleet  në radhët e Houston, kishte 29 pikë, ndërsa Alperen Sengun  shtoi 21 të tjera dhe 14 kërcime.

Keri tek skuadra vendase ishte më i spikatur dhe takimin e përfundoi me 29 pikë, por nga 23 goditjet nga loja preciz ishte vetëm 9 herë.

Ndeshja vendimtare do të luhet të dielën në mbrëmje në Houston. Po që se vendasit fitojë, do të bëhen vetëm skuadra e 14 e cila ka fituar serinë e mbiluajtjes edhe pse ka pasur disavantazhin e fitoreve 3:1.

Fituesi i ndeshjes  në ½ finale e Konferencës së perëndimit do të përballet me Minnesot-ën, e cila me 4-1 eliminoi Los Angeles Lakers.