Mickoski: BDI të bëjë reforma programore dhe kadrovike
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave nëse ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi akuzohet për tragjedinë e Koçanit. Madje ai ka thënë se nëse del në rrugë dhe nuk do të kthehet derisa të shpallen zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Por Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski e këshillon kreun e BDI-së që të bëjë reforma programore dhe kadrovike brenda partisë së tij dhe të mos jetojë në të kaluarën, por të shoh drejt të ardhmes.
“Nëse jeton në të tashmen do të mund të bëjë dallim të madh material ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes kur ai është në opozitë. Rreth tij ka shumë milioner të cilët në kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë u pasuruan. Kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë dhe mendoj se nëse është i mençur siç prezentohet, do të nxjerr mësime dhe në vend të kërcënimeve do të bëjë reforma strukturore edhe programore edhe kadrovike në partinë e tij dhe me figura të reja dhe me program të ri do të dal para qytetarëve për ta kërkuar besimin. Ka zgjedhje lokale, për më pak se 5 muaj do të kemi fushatë, qytetarët do të tregojnë se cila parti politike e meriton përkrahjen, e cila jo, cilët kryetarë komunash dhe cilët këshilltarë dhe në bazë të atyre rezultateve mund të sjellim konkluza nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mickoski: Bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në i pa pranueshëm
Mickoski njëherit bëri të ditur se të hënën do të ketë takim me Arben Taravarin për të diskutuar rreth funksionimit të partisë së tij në qeveri, pas siç tha ai është i pa pranueshëm bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në në zgjedhjet lokale.
“Në atë takim dëshiroj të dëgjoj qartë qëndrim të cilin do ta dëgjojnë edhe mediat, nëse është e saktë se ka marrëveshje ndërmjet partisë së Arben Taravarit dhe BDI-së, se në të paktën, 5 apo 6 komuna ku ai do të nxjerr kandidat, BDI nuk do të ketë kandidatë të saj për kryetarë, që e para do të thotë nënçmim i vetvetes si parti politike dhe e dyta do ta mbështes në heshtje. Ajo për mua si kryemisnitër është e pa pranueshme.” – deklaroi Mickoski.
Filipçe: Jemi në proces të gjetjes së partnerëve për zgjedhje
Por nga LSDM nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në për zgjedhjet lokale. Kjo parti e ka filluar procesin e kërkimit të partnerëve për bashkëpunim në zgjedhjet lokale.
“Ne tanimë e kemi filluar procesin e bisedimeve dhe gjetjen e partnerëve për periudhën e ardhëshme, ciklin e zgejdhjeve lokale. Një pjesë të bisedimeve ngadalë po e rrumbullaksojmë, disa janë në zhvillim e sipër, derisa disa të tjera pritet ti fillojmë.” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe: Koalicioni qeveritarë është jo stabil
Filipçe njëherit thekson se koalicioni qeveritar është jo stabil.
“Edhe përkundër deklaratave se koalicioni është stabil, vlerësoj se kjo që po ndodh e dëshmon të kundërtën. Kur një pjesë e koalicionit qeveritarë praktikisht ndahet, kjo është shenjë se koalicioni qeveritarë është jo stabil. Por të presim, të shohim si do të zhviollohet ky proces. Pason një periudhë shumë dinamike.” – theksoi Venko Filipçe.
Pas largimit të Taravarit nga koalicioni VLEN, drejtuesit e kësaj të fundit kanë dekalruar se për shkak të afrimit të Taravarit me BDI-në, partia e tij nuk është e dëshirueshme që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
