Rasti tragjik në Koçan, familjarët me protesta kërkojnë drejtësi
Familjarët e viktimave nga zjarri që u shkaktua në diskotekën "Puls" në Koçan....

Familjarët e viktimave nga zjarri që u shkaktua në diskotekën "Puls" në Koçan, protestuan sërish për drejtësi jo selektive dhe përgjegjësi për tragjedinë. Marshit u janë bashkangjitur edhe mbi 300 çiklistë.
Ata thonë se do të marshojnë deri në vendosjen e drejtësisë.

“Qeveria pa kontrollë dhe balans që na solli ditën e 50-të nga dhimbja jonë, zbrazëti dhe rëndesë. Vetëm qetësi dhe heshtje. Koçani është në zi, kemi traumë kolektive dhe pikëllim. Jemi këtu, nuk heqim dorë. Do të luftojmë, nuk dorëzohemi. Meritojmë përgjigje dhe insistojmë për të, duke kërkuar përgjegjësi.” – tha njëra nga familjaret e viktimave.
Qytetarët e Koçanit i kanë të ndara shpresat për drejtësi të shpejtë.
“Nuk do të prisja se për një kohë të shpejtë do të zbardhet rasti. Do të kalojnë ndoshta 2-3 vjet. Të dielave në Koçan kishte shumë lëvizje, tani e shihni, gjithçka duket e vdekur.”
“Presim drejtësi. Patjetër se duhet të ketë përfudim gjyqësorë.”
“Duhet që njerëzit të sillen në mënyrë më rigoroze dhe të ketë masovitet në protesta. E vërej që çdo herë e më shumë, numri i protestuesve është në rënie. Dje ministri tha se ndonjë parti i organizon këto protesta, është turp. Nuk vjen në shprehje që në protesta të na shpiej ndonjë parti.” – thanë disa nga qytetarët e Koçanit.
Familjarët e viktimave paraprakisht janë thirrur nga Prokuroria për të dhënë deklarata, si dhe janë pranuar edhe në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Si pasojë e ngjarjes tragjike në Koçan humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 mbetën të lënduar. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
