NBA-“Play Off”, Clippers eliminohen nga gara për titull
Një ndeshje e luajtur sot në NBA, në të cilët u eliminua skuadra e L.A Klippers. Kalifornianët u mundën nga Denveri, që fitoi 4-3 serinë e takimeve dhe shkon në fazën gjysmëfinale...

Basketbollistët e Denver Nuggets, u kualifikiuan në raundin e dytë të mbiluajtjes në NBA, pasi në ndeshjen e shtatë vendimtare në parket vendas me 120:101 e mundën L.A Clippers.
Deri tek kjo fitore e madhe Denveri arriti me një lojë kolektive, ku gjashtë lojtarë të skuadrës vendase shënuan spaku 16 pikë, ndërsa më efikas ishin Aaron Gordon 22 dhe Christian Braun 21 pikë.
Në radhët e L.A Clippers, me 22 pikë të shënuara më i spikatur ishte Kawhi Leonard. Me këtë ftiore Denveri, ka siguruar një përballje me skuadrën më të mirë të pjesës së rregullt Oklahoma City.
Oklahoma më herët me 4:0 në fitore eliminoi Memphis Grizzlies.
