Not-Fort Lauderdale, Walsh dhe Ledecky vendosën dy rekorde botërore
Notuesja amerikane Wallsh në të njëjtën ditë ka vendosur dy rekorde botërore në 100 metr flutur. Po ashtu rekord shënoi edhe Ledecky në 800 metra not të lirë...

Dy rekorde botërore në mitingun u Fort Lauderdale. Gretchen Walsh dhe Katie Ledecky në notin e 100 metrave flutur dhe 800 metra not të lirë vendosën kohët më të mira të historisë në disiplinat përkatëse.
Amerikania Gretchen Walsh, në të njëjtën dytë vendosi dy rekorde bote në 100 metra flutur. Ajo në kualifikime kishte kohën 55.09 sekonda dhe për 9 të qindtat kishte përmirësuar rekordin. Në garën finale kjo 22 vjeçare, për herë të parë arriti që kohën e notit në 100 metra ta zbres nën 55 sekonda dhe shënoi kohën 54.60.
Po ashtu në “Fort Lauderdale”, rekord bote në 800 metra not të lirë vendosi amerikania, 28-vjeçare Katie Ledecky.
Nëntë herë kampionja olimpike këtë distancë e kaloi për 8:04.12 minuta, dhe për 67 të qintat ishte më e shpejtë se koha të cilën e kishte shënuar në LOV “Rio de Janeiro 2016”.
