Maqedoni

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, takon ambasadorin Garet

12.05.2015 15:31

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, u takua sot me me Ambasadorin e Britanisë në Maqedoni, Çarls Edmond Garet...

Në këtë takim, Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin me gjendjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht për lëndët aktuale për të cilat vepron, për përgjimin, protestat e nxënësve të shkollave të mesme, veprimin e policisë gjatë kohës së protestave dhe kufizimin e të njëjtave. 
 
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë, me ç’rast shprehën seriozisht shqetësimin e tyre për gjendjen dhe nevojën për hetim efektiv dhe transparent. 
 
Ambasadori, Garet, theksoi rëndësinë e rolit të Institucionit në shoqëri, duke i marrë parasysh gjendjet në shtet, sundimin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve në institucione.
 
Gjithashtu, ai e theksoi rëndësinë dhe nevojën që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe të mos e pengojnë në ushtrimin e detyrës.
 
Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.