Izraeli nuk lejon ndihmat në Gaza, Al Kasim: Njerëzit po vdesin nga uria

04.05.2025 18:02

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza...

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, por edhe ndalesën prej dy muash për ndihmë humanitare për popullsinë atje. Përveç viktimave nga sulmet izraelite, jetë njerëzish po merr edhe uria.

Kuzhinat publike përpiqen tu dalin në ndihmë qytetarëve por janë të pamjaftueshme.

“Mbi 200 familje nuk mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë ngrënë asgjë prej tre ditësh. Uria që po e shkatërron Gazën nuk është vetëm kanosje, por një realitet që po e jetojmë.” – tha Hani Abu Al Kasim nga Organizata humanitare në Rafa.

“Ne jemi 8 njerëz, duhet tu sigurojë ushqim, dëshirojë të gjej buk por nuk ka asgjë, nuk mund të gjejmë, çmimet janë të larta, ndërsa nuk ka para.” – tha një banore e shqetësuar e Gazës.

Kombet e Bashkuara e dënojnë bllokadën e ndihmave humanitare, duke theksuar se ajo duhet të hiqet sa më parë.

“Sa më shumë zgjat bllokada, aq më tepër dëm i pa kthyeshëm shkaktohet për numër të madh jetësh në Gaza. Armiqësitë vazhdojnë ti rrezikojnë civilët dhe përveç humbjes së jetëve në mënyrë shtesë e thellojnë varshmërinë e njerëzve për ushqim.” – tha Zëdhënësi i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarrik.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, po përballet me protesta të izraelitëve pas bisedimeve në kabinetin ushtarak për zgejrimin e luftës në Gaza. Protestuesit kërkojnë ti jepet prioritet lirimit të pengjeve. Poashtu një aralm për sulm ajror është dëgjuar në Izrael nga një sulm raketorë nga Huthët në Jemen.

Raketa ra afër aeroportit “Ben Gurion”, aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit. Shërbimi i emergjencave në Izrael tha se nuk ka raportime për lëndime serioze.

Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital, ndërkaq dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, kërcënoi se “kushdo që do të na godasë, ne do t’i godasim shtatë herë më fuqishëm”. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)