Manaj shënon gol kundër Galatasarajit

04.05.2025 19:00

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj realizoi një tjetër gol të bukur në ndeshjen kundër Galatasarayt, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën turke, por skuadra e tij u mposht thellë me rezultatin 4-1.

Goli i Manajt erdhi në minutën e 33-të, kur  edhe u vendos rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Ky ishte goli i dytë radhazi për 28-vjeçarin, i cili në këtë sezon ka arritur kuotën e 12 golave dhe ka dhënë 4 asistime.